×
  • Sport
  • Sport

    U detyruan të qëndronin brenda derisa të dilnin malazezët, tifozët ‘Dardanë’ bëjnë një gjest të jashtëzakonshëm

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 16:44

    Kosova shënoi një fitore të rëndësishme mbrëmë duke mposhtur Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.


    Djemtë e Bernard Challandes u treguan të mahnitshëm mbrëmë duke dhuruar spektakël si me gola ashtu edhe me raste të krijuara, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes, tifozët ‘Dardanë’ u përkujdesën që ta tregojnë kulturën ‘japoneze’, atë të të pastruarit të stadiumit menjëherë pas ndeshjes.

    Derisa të dilnin malazezët nga stadiumi, tifozët kosovarë ishin detyruar të qëndronin brenda për shkaqe sigurie dhe këtë kohë, ata e shfrytëzuan që ta pastronin stadiumin nga mbeturinat e hedhura.

    Ndryshe, pas kësaj fitoreje, Kosova tani ka vetëm një pikë më pak sesa Republika Çeke që gjendet në pozitën e dytë me 12 pikë të tubuara.

    Kujtojmë që muajin e ardhshëm, Kosova udhëton drejt Çekisë, në një duel për jetë a vdekje derisa pret në ‘Fadil Vokrri’ skuadrën angleze të Gareth Southgate./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!