×
  • Sport
  • Sport

    U gëzua për triumfin e Pejës në Kupë, tifozi që kërceu nga tribunat përfundon në spital

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 17:52

    Peja mbrëmë e fitoi Kupën e Kosovës në basketboll për herë të gjashtë në histori duke e mposhtur lehtësisht në finale Yllin me rezultat 79-64


    Në palestrën Mizahir Isma të Rahovecit u mbajt Final 8 gjatë kësaj jave, ku në fund fitues u shpall Peja, shkruan Reporteri.net

    Peja në finale mposhti Yllin me rezultat 79-64, ndërsa shumë tifozë ishin të pranishëm në Mizahir Isma për ta përcjellu këtë përballje.

    Festa e pejanëve ishte shumë e madhe, dhe njëri nga tifozët e kësaj skuadrë kërceu nga tribunat për të pasur mundësi që ta përqafonte Kupën.

    Por, ai gjatë hedhjes për në parket lëndoi keq këmbën e djathtë dhe dorën e majtë, ku tani është shtruar për shërim në spital.

    Është vetë klubi i Pejës që ka postuar një foto të tifozit dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!