×
  • Sport
  • Sport

    U tërbua kur u zëvendësua, Ljungberg tregon pse e largoi nga loja Ozilin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 21:59

    Mesut Ozil nuk e ka pritur mirë zëvendësimin që ia bëri sot Fredie Ljungberg


    Arsenali u mposhtë në shtëpi nga Manchester City me rezultat të pastër 3-0, në një ndeshje ku shkëlqeu Kevin De Bruyne, shkruan Reporteri.net

    Në minutën e 58-të Ljungberg vendosi ta largonte nga loja Ozilin, i cili bëri një veprim të turpshëm rrugës për në bankën rezervë.

    Pas ndeshjes, Ljungberg ka treguar arsyen pse e largoi mesfushorin me origjinë turke.

    “E largova Mesut Ozilin nga loja, pasi doja më shumë energji në skuadër dhe në mesfushë,” ka thënë Ljungberg.

    “Mendoj se Emile (Smith Roëe) bëri gjera të mirë në fushë. Si reagoi ai, mbetet vetëm tek ai dhe do të merret personalisht me atë gjë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!