×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e kujton natën kur Messi me magjinë e tij e shkatërroi Real Madridin në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:42

    UEFA e ka kujtuar njërën prej paraqitjeve më mahnitëse në historinë e Ligës së Kampionëve, natën kur Lionel Messi me magjinë e tij e shkatërroi i vetëm Real Madridin në gjysmëfinalen e vitit 2011.


    Në këtë ditë 10 vjet më parë, Messi i dribloi një, dy, tre, katër, pesë futbollistë të Real Madridit para se ta mposhte Iker Casillasin midis Santiago Bernabeut.

    Ishte një gol i mrekullueshëm dhe i rrallë individual.

    Messi e mori topin rreth 30 metra larg portës së Realit dhe i kaloi disa mesfushorë dhe mbrojtës me shpejtësinë e dritës, sikur ata të mos ishin aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!