×
  • Sport
  • Sport

    UEFA konfirmon vazot për Kampionatin Evropian, ja ku gjendet Kosova

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 15:47

    Kombëtarja e Kosovës akoma është në garë për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet verën e ardhshme


    Kosova dështoi të kualifikohej nga ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, por ka një shans të mirë nëpërmjet Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Në mars të vitit të ardhshëm Kosova luan me Maqedoninë, ndërsa në rast të fitores, atëherë finalen e luan me fitusin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi. Nëse fiton edhe duelin final, atëherë Kosova do të jetë pjesë e EURO 2020.


    Por, UEFA tashmë ka konfirmuar vazot në të cilat gjenden kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në EURO 2020.

    Vazo e parë:

    Belgjika
    Italia (nikoqire)
    Anglia (nikoqire)
    Gjermania (nikoqire)
    Spanja (nikoqire)
    Ukraina

    Vazo e dytë:

    Franca
    Polonia
    Zvicra
    Kroacia
    Holanda (nikoqire)
    Rusia (nikoqire)

    Vazo e tretë:

    Portugalia
    Turqia
    Danimarka (nikoqire)
    Austria
    Suedia
    Republika Çeke

    Vazo e katërt:

    Uellsi
    Finlanda
    Fituesi i play-offs në Rrugën A
    Fituesi i play-offs në Rrugën B
    Fituesi i play-offs në Rrugën C
    Fituesi i play-offs në Rrugën D (këtu garon edhe Kosova).

    Pra, Kosova në rast kualifikimi në fazën e grupeve të EURO 2020 pritet të ketë kundërshtarë shumë të vështirë.

    Ky Kampionat Evropian, për dallim nga të tjerët do të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme evropiane, ndërsa tashmë janë caktuar grupet për vendet nikoqire.

    Grupi A: Italia
    Grupi B: Rusia, Danimarka
    Grupi C: Holanda
    Grupi D: Anglia
    Grupi E: Spanja
    Grupi F: Gjermania

    Shorti për fazën e grupeve të EURO 2020 do të hedhet më 30 nëntor të këtij viti në Bukuresht të Rumanisë.


    Kujtojmë, që Kampionati Evropian i vitit 2020 do të fillojë më 12 qershor dhe do të mbajrë më 12 korrik. Le të shpresojmë që në këtë ngjarje kaq të madhe ta shohim edhe Kombëtaren e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!