×
  • Sport
  • Sport

    UEFA vendos: 5 zëvendësime edhe në Champions dhe Europa League

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 17:52

    Për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe problemeve që mund të sjellë COVID-19, UEFA ka vendosur që edhe në këtë sezon në ndeshjet e kompeticioneve europiane, Champions League dhe Europa League të zbaohet rregulli i 5 zëvendësimeve gjatë një ndeshjeje.


    Në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s u vendos që të mbetet në fuqi rregulli i 5 zëvendësimeve edhe pse fillimisht u diskutua për një rikthim te rregulli fillestar i vetëm 3 zëvendësimeve, në fund u vendos për 5 zëvendësime.

    Të njëjtin rregull e kanë ruajtur edhe disa kampionate të rëndësishme, ndërsa ka kampionate si Premier League që i janë kthyer rregullit të 3 zëvendësimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!