×
  • Sport
  • Sport

    Unai Emery flet për gjestin e turpshëm që e bëri Granit Xhaka kundër Crystal Palace

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 20:52

    Unai Emery e ka komentuar veprimin e turpshëm që e bëri Granit Xhaka kundër Crystal Palace


    Arsenali barazoi 2-2 me Crystal Palacen në kuadër të javës së 10-të në Premier Ligë, ndërsa në qendër të vëmendjes është Xhaka, i cili me gjasë do të dënohet rëndë nga klubi, shkruan Reporteri.net

    Mesfushori me prejardhje nga Prishtina në momentin që u zëvendësua nga Emery tifozët e Arsenalit e vërshëllyen atë, derisa ky ia ktheu duke i thënë ‘q*nu’.

    E sikur të mos mjaftonte kjo ai hoqi fanellën në shenjë revolte dhe u largua direkt e në dhomat e zhveshjes, duke mos u ndalur fare te banka rezervë.

    Unai Emery ka thënë se do të flasë me Xhakën, por e ka pranuar se ky gjest nuk i ka pëlqyer fare.

    “Ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë. Dua të jem i qetë, por, në të vërtetë, ishte gabim me atë veprim,” ka thënë Emery.

    “A do t’i hiqet shiriti i kapitenit? Nuk e di, ndoshta, do të shohim,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!