×
  • Sport
  • Sport

    United këndellet më në fund, fiton bindshëm

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 23:30

    Manchester Unitedi ka mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Evropës me fitore bindëse ndaj Alkmarit.


    “Djajtë e Kuq” fituan 4 me 0 me dy gola të Mason Greenwodit e nga një të Juan Matas e Ashley Youngut.

    Unitedi në Grupin L ka 13 pikë në pozitën e parë. Alkmari kualifikohet tutje nga pozita e dytë, ndërsa janë eliminuar Partizani e Astana.

    Në grupin tjetër, atë J, Roma është kualifikuar tutje, pas barazimit me Wolfsbergerin 2 me 2. Perotti e Edin Xheko shënuan për romakët, ndërsa për mysafirët Florenzi shënoi autogol, teksa Weissman shënoi golin e dytë.

    Roma kaloi grupin me nëntë pikë, në pozitën e dytë pasi në takimin tjetër Basaksehiri befasoi në fund Monchengladbachun, 2 me 1, për t’ia zënë pozitën e parë dhe për ta eliminuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!