×
  • Sport
  • Sport

    United të fortë për Watford – Fernandes regjistron golin e parë

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 17:03

    Pas fitores kundër Chelseas, Manchester United duket sikur ka marrë zemër dhe do ndeshje pas ndeshje të fitojë për t’u ngjitur në renditje me objektivin, zonën Champions League.


    Kjo tashmë është e arritshme, pasi “Djajtë e Kuq” janë treguar të fortë në ‘Old Trafford’ për Watfordin, duke e mposhtur 3-0, për t’iu afruar në vetëm tri pikë Chelseat të Frank Lampard dhe për ta lënë me një pikë prapa Tottenhamin e Jose Mourinhos.

    Pra, këtë edicion, si asnjë sezon më parë, teksa lufta për titull tashmë pothuajse ka përfunduar, është duke u bërë luftë e zjarrtë për zonën Champions – Chelsea, United dhe Tottenham do të luftojnë deri në fund për një vend, nëse Leicester City dhe Man City nuk gabojnë, që aktualisht kanë së paku 6 pikë më shumë se pozita e katërt.

    Sido që të jetë, në ndeshjen që u zhvillua në Old Trafford, United fitoi duke bërë paraqitje fantastike.

    Bruno Fernandes shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe me fanellën e ‘Djajve të Kuq’, më pas realizoi edhe Anthony Martial, derisa për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar, shënoi zbulimi i vitit, Mason Greenwood.

    United tani ka 41 pikë dhe ka zënë vend në zonën Europa League, Tottenham ka 40 në pozitën e pestë – derisa Chelsea 44 në pozitën e katërt, në zonën Champions League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!