×
  • Sport
  • Sport

    Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 22:52

    Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve


    Juventusi e ka mposhtur Ferencvarosin në me rezultat 2-1 me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Alvaro Morata, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni shënoi golin e epërsisë për Ferncvaros në këtë takim në minutën e 19-të, por Ronaldo barazoi në minutën e 35-të, derisa Morata ia dha fitoren Juves me një gol në minutën e fundit.

    Në ndeshjet tjera Manchester United dhe Barcelona fituan lehtësisht.

    ‘Djajtë e Kuq’ u hakmorën ndaj Istanbul Basaksehirit duke fituar me rezultat 3-1, derisa Barcelona fitoi pastër 4-0 në udhëtim te Dyanmo Kievit.


    Fitore sonte shënuan edhe PSG, Lazio dhe Dortmundi.

    Më poshtë keni rezultatet nga mbrëmja e sontme në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!