×
  • Sport
  • Sport

    Uzuni zbulon se çka bisedoi me Ronaldon pas ndeshjes me Juventusin

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:00

    Myrto Uzuni shënoi gol kundër Juventusit dhe festoi në stilin e Cristiano Ronaldos


    Zonja e Vjetër e mposhti Ferencvarosin të martën mbrëma me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    I pari që shënoi në këtë përballje ishte sulmuesi shqiptar që më pas festoi në stilin e Ronaldos dhe atë para syve të portugezit.

    Pas ndeshjes Uzuni shkëmbeu fanellën me Ronaldon dhe pati një bisedë të shkurtër dhe të këndshme.

    “I thashë, faleminderit për fanellën. Dhe nuk mund të rrija pa i thënë se je lojtari më i mirë në botë” tregon Uzuni.

    “Ronaldo mu përgjigj dhe më tha: ‘Faleminderit dhe vetëm vazhdo të punosh’,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!