×
  • Sport
  • Sport

    ‘Vajzat e Kosovës’ e ‘shkelin’ Gjeorgjinë U17, fitojnë 13:0

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 20:50

    Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka bërë debutim ëndrrash në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022.


    Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat të lartë 13:0 në duel me bashkëmoshataret e tyre të Kombëtares së Gjeorgjisë.

    Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016.

    Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′).

    Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2:0.

    Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t’ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!