×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha nis përgatitjet për sezonin e ri i vetëm, po pret ta kuptojë të ardhmen

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 15:21

    Valon Berisha duket se i ka dhënë fund periudhës së errët dhe tash po mendon të rikthehet në formën e dikurshme falë ushtrimeve të forta.


    Valon Berisha i ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

    Futbollisti kosovar po e ndjek një program të rekuperimit të personalizuar dhe ende nuk i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit.

    Përfaqësuesi kosovar nuk po dorëzohet dhe po ushtron fortë, siç po vërehet edhe në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, Instagram.

    “Mos u ndalni kurrë para se t’i arrini objektivat tuaj. Edhe në atë rast, shtyje vetveten tek limiti, trupi ynë nuk ka limit”, ka shkruar Berisha në Instastory.

    Ish-futbollisti i Salzbugut nuk e ka treguar veten sa duhet tek Lazio, ku u përball me lëndimet të njëpasnjëshme, të cilat ia pamundësuan ta gjente formën ideale, me të cilën ishte shpallur futbollisti më i mirë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!