×
  • Sport
  • Sport

    “Van Dijk është mbrojtësi më i mirë në botë”

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 19:15

    Legjenda e Milan, Baresi, ka dhënë mendimin e tij mbi atë se kush është mbrojtësi më i mirë në botë aktualisht.


    Ikona e ‘Rosoneri’, Franco Baresi, i cili njihet si një nga mbrojtësit më të mirë në histori, ka folur lidhur me mbrojtësit që janë aktiv aktualisht.

    Sipas italianit, është mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, ai që për momentin është më i miri në pozitën e tij.

    “Futbolli ka ndryshuar shumë në 10-15 vitet e fundit, jo vetëm në fushë, por edhe si shihet, aksesi në informacione, roli i rrjeteve sociale dhe të gjitha këto”, ka thënë Baresi fillimisht, transmeton lajmi.net.

    “Mendoj se mënyra se si mbrojtësit shihet ka ndryshuar gjithashtu gjatë viteve. Tifozët e vërtetë të futbollit e dinë se sa ka rëndësi një mbrojtës dhe ata i vlerësojnë ata”, ka shtuar italiani.

    “Nëse do të duhej të them një emër, atëherë një që vërtetë qëndron është Virgil van Dijk, i cili ka treguar kualitet, karakter dhe forcën që një mbrojtës duhet t’i ketë që të jetë lider i suksesshëm te një skuadër si Liverpool”, ishin fjalët e Baresi.

    Virgil van Dijk duhet të jetë i lumtur që dëgjon komplimente të tilla nga një ish mbrojtës siç ishte Franco Baresi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!