×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdojnë skandalet – kompania merr paratë nga tifozët, por nuk ua lëshon biletat

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 9:58

    Kompania ‘tiks.app’ e cila është e autorizuar që të shes biletat e ndeshjeve të Kosovës, ka ekzekutuar pagesa të shumta të biletave, mirëpo që ato bileta nuk janë dërguar ende as në këtë kohë tek e-mail adresa e personave që kanë paguar për to.


    Dje në ora 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur Kosova-Anglia, e cila do të zhvillohen në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

    Është numër i vogël i njerëzve që kanë lajmëruar se kanë rezervuar një biletë për ta parë këtë ndeshje. Mirëpo kjo nuk ka qenë si shkak i mos dëshirës për të parë Kosovën, por ka qenë shkak i problemeve të shumta të ueb-sajit ‘tiks.app’, shkruan metro.

    Personat të cilët kanë paguar biletën janë ankuar në rrjetet sociale se edhe pse kanë bërë pagesën, atyre ende nuk i’u është dërguar në e-mail bileta, për të cilën tashmë kanë dhënë para.

    Në grupin ‘Maniakë t’futbollit’ në Facebook, janë paraqitur një numër i madh i personave të cilat kanë kryer pagesën, por nuk e kanë marrë ende biletën.

    Ndërkaq mbrëmë ‘tiks.app’, doli me një njoftim për publikun duke thënë se ata ishin cak i sulmeve kibernetike, shkruan Metro.

    “Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast shërbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe shërbimin te e mbajmë aktiv gjate kësaj mirëpo kjo gjë nuk ishte e mundur. Disa prej përdorueseve kane arritur te sigurojnë biletat ndërsa për përdoruesit e tjerë jemi duke punuar ne vazhdimësi për te riaktivizuar shërbimin. Ndjejmë keqardhje për situatën e cila është krijuar dhe shpresojmë te kemi mirëkuptimin e juaj ne ketë rast. Shpresojmë qe këto akte keqdashëse te ndalen sa me shpejte dhe shërbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte”, thuhej në njoftimin e tyre.

    Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’. Ndryshe, ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Çekisë në Plzen më 14 nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!