×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon trendi: Lukaku nuk stërvitet me ekipin, kërkon largimin

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 13:39

    Romelu Lukaku pritet që shumë shpejt të ndërroj ambient, por edhe kampionat duke shkuar në Serie A.


    Sulmuesi belg raportohet se do të transferohet te skuadra italiane e Interit, dhe se Piero Ausilio, drejt sportiv i klubit zikaltër ka udhëtuar drejt Manchesterit.

    Madje për të përforcuar spekulimet rreth të ardhmes së lojtarit, tashmë thuhet se lojtari nuk po stërvitet me bashkëlojtarët dhe është çështje orësh kur do të zyrtarizojë largimin nga Manchester United.

    Kjo e fundit po kërkon rreth 60 milionë euro për t’u liruar nga shërbimet e shtatgjatit, të cilat nuk besohet se janë të gatshme t’i ndajnë “Nerazurrët”.

    Gjithashtu edhe trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar-Solskjaer nuk ka arritur të bind lojtarin që të qëndrojë për së paku edhe një sezon.

    Ndryshe, Lukaku deri më tani ka pasur 66 paraqitje për skuadrën angleze dhe ka shënuar 28 gola në të gjitha garat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!