×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi me dedikim të veçantë pas golit kundër Basaksehirit

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 22:29

    Vedat Muriqi edhe sot e dëshmoi se pa asnjë fije dyshimi është sulmuesi më i mirë në Turqi


    Fenerbahce fitoi 2-0 ndaj Istanbul Basaksehir, me sulmuesin kosovar që shënoi golin e dytë në këtë takim, shkruan Reporteri.net

    Këtë gol prizrenasi ia dedikoi Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi mbrëmë në Turqi.

    “Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua,” ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

    ” Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllau ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme,”.

    Ndryshe, ky ishte goli i 12-të në Superligën e Turqisë për Vedat Muriqin. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!