×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi me video emocionuese para lojës me Izraelin: Tani është koha për t’u fokusuar, hajde Kosovë

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 10:57

    Vedat Muriqi është i gatshëm për ndeshjen e sotme të Kosovës me Izraelin, e cila do ta hapë kampanjën kualifikuese për Euro 2024 të “Dardanëve”.

    Prizrenasi e ka postuar një video emocionuese dhe motivuese, ku shihet duke shënuar dhe duke festuar me shokët, me të cilët sot bashkërisht do të mundohet ta mposht Izraelin në Tel Aviv.

    “Tani është koha për t’u fokusuar, hajde Kosovë”, ka shkruar Vedati, shkruan Reporteri.net.

     

    Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:00, ndërsa sfidën e dytë Kosova do ta ketë të martën tjetër me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!