×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi shumë afër transferimit në Rusi

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 13:59

    Pas Edon Zhegrovës që bëri një lëvizje të bujshme duke lënë Baselin për Lillen, një tjetër lojtar i Kombëtares së Kosovës mund të ndërrojë skuadër në janar.

    Bëhet fjalë për sulmuesin, Vedat Muriqi.

    Ai nuk e ka gjetur veten te Lazio dhe ka shumë gjasa që në afatin e janarit të ndërrojë skuadër.

    Raportohet se Muriqi është shumë afër transferimit në Rusi te CSKA Moska.

    Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale gazetari dhe eksperti i transferimeve, Nicolò Schira.

    Sipas tij “CSKA Moska po punon për ta transferuar Muriqin dhe i ka ofruar Lazios 2 milionë euro për huazim me të drejtë blerje për 8 milionë euro në fund të sezonit.

    Klubet mund të arrijnë marrëveshja që blerja për 8 milionë euro në fund të sezonit, të jetë e obliguar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!