×
  • Sport
  • Sport

    Vet-izolohen gjyqtarët e ndeshjes Juventus – Inter

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 17:40

    Juventusi shënoi fitore prej 2-0, por që nga ajo ndeshje rezultatet dhe renditja tabelare nuk është se është edhe aq me rëndësi.


    Kjo për faktin se pandemia ‘Covid 19’ që ka kapluar dukshëm Italinë, po e thotë fjalën kryesore në secilën sferë.

    Padyshim se është prekur edhe bota e sportit, derisa një nga ata futbollistë është edhe lojtari i Juves, Daniele Rugani.

    Italiani nuk u paraqit për skuadrën e tij në derbin ndaj Interit, kurse pas ndeshjes u konfirmua se ai veçse ishte infektuar nga virusi.

    Së fundi, për të marrë masa mbrojtëse, edhe gjyqtarët e asaj sfide, Marco Guida dhe asistentët janë vet-izoluar, për t’u mbrojtur nga çdo rast potencial.

    Kujtojmë futbolli në Itali është pezulluar të paktën deri me 3 Prill, por që ky pezullim pritet të shtyhet edhe për një muaj tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!