×
  • Sport
  • Sport

    Videoja që po bën xhiron në Angli: Xhaka e shtyn keq shokun e ekipit për ta mbrojtur shqiptarin e Leeds

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 16:56

    Në Premierligë sërish po flitet për Granit Xhakën.


    Ylli shqiptar i Arsenalit ka dal në mbrojtje të një futbollisti tjetër shqiptar, Ezgjan Alioskit të Leeds Unitedit, duke iu kundërvu shokut të tij të ekipit, Kieran Tierney.

     

    Arsenali dje barazoi pa gola dje me Leeds, për të cilin luan shqiptari nga Maqedonia, Alioski. Ky i fundit ishte goditur me kokë nga Pepe, me ç’rast futbollisti i Arsenalit u përjashtua me karton të kuq. Pastaj, futbollisti tjetër i Arsenalit Tierney shkoi t’i kërkonte llogari Alioskit, por atij ia ndali hovin shoku i ekipit të vet, Granit Xhaka, që e shtyu, teksa mbronte Alioskin.

    Për këtë sjellje Xhaka mori kritika nga legjenda e Arsenalit, Martin Keown. “Tierney ndoshta është ndje keq nga Xhaka, i cili e shty bashkëlojtarin dhe dorën mbante mbi qafën e lojtarit kundërshtar. Edhe unë ndoshta do të hidhërohesha në Xhakën në atë rast”, ka deklaruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!