Vojvoda: 12 mijë tifozë e kanë kryer punën si të ishin 30 mijë

Mbrojtësi Mergim Vojvoda ka qenë falënderues ndaj tifozëve të Kosovës që sot stërmbushën stadiumin “Fadil Vokrri”.


Ai ka thënë se “12 mijë tifozë e kanë kryer punën si të ishin 30 mijë”.

Vojvoda tha se mund të kishin dhënë më shumë në këtë ndeshje, mirëpo sipas tij kryesore është se nuk kanë marrë gola.

Kosova arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0, me golat e Rrahmanit dhe Muriqit.