×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrria-Flamurtari hiqet nga bastoret pak minuta para fillimit të ndeshjes, ndryshim drastik i koeficientëve

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 16:53

    Pas pak minutave do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Flamurtarit në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës


    Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Flamurtarin që po lufton për mbijetesë, derisa Vushtrria është përshëndetur nga Superliga, raporton GazetaSheshi.

    Superliga e Kosovës është pjesë edhe e kompanive të basteve. Kompania ‘Xtip.de’ që është nga Gjermania pak pa filluar ndeshja e ka hequr ndeshjen Vushtrria-Flamurtari.

    Gazeta Sheshi mëson se para disa ditëve kjo ndeshje ishte në këtë bastore dhe koeficientët ishin 4.07 për fitoren e Vushtrrisë, 3.30 për barazim, dhe 1.72 për fitoren e Flamutarit.

    Sot këto koeficient kanë pësuar ndryshime drastike, që mund të ngjallë edhe dilema se mund të ketë tolerime në këtë përballje.

    Gjatë ditës së sotme në ‘Xtip.de’ Vushtrria e kishte koeficientin për fitore 15.00, barazimi 8.00, ndërsa fitorja për Flamurtarin 1.14.

    Por, kur kanë mbetur pak minuta deri në fillimin e kësaj përballje kjo kompani e basteve e ka hequr tërësisht këtë ndeshje dhe nuk mund të luhet.

    Ndryshe, dje ishte ndeshja Bylis-Tirana që tronditi futbollin shqiptar, ku po dyshohet për trukim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!