×
  • Sport
  • Sport

    Wayne Rooney pensionohet nga futbolli, fillon menjëherë karrierën si trajner

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 16:27

    Wayne Rooney edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli dhe menjëherë ka filluar karrierën si trajner, te skuadra angleze Derby County


    Legjenda angleze së fundi ishte duke luajtur pikërisht për Derby County, por tani ka lënë futbollin aktiv dhe do ta vazhdojë karrierën su trajner në po të njëjtin klub, shkruan Reporteri.net

    Rooney në karrierën e bujshme të tij ka luajtur për Evertonin, Manchester Untedin, DC Unitedin dhe tani në fund Derbyn.

    Lajmin për emërimin e Rooneyt si trajner të Derbyt e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare ku e ka lavdëruar shumë kontributin e yllit të madh anglez. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!