×
  • Sport
  • Sport

    Wilder: Do ta nokautoj keq Furyn dhe do ta thyej rekordin e Muhammad Ali

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 17:17

    Deontay Wilder beson se të shtunën mbrëma do ta nokautojë Tyson Furyn dhe do ta thyejë rekordin e legjendës së boksit, Muhammad Ali


    Këtë të shtunë Wilder do të takohet me Furyn në Las Vegas, me boksierin amerikan që është i bindur në fitore, shkruan Reporteri.net

    Në rast se Wilder arrin ta mposhtë Furyn atëherë do ta mbronte për herë të 11-të titullin e peshave të rënda[ëBC] dhe kështu do ta thyente rekordin e Muhammad Ali, i cili e kishte mbrojtur 10 herë këtë titull.

    “Do të jetë një ndjenjë e jashtëzakonshme, mbrojtja e 11-të e titullit”, ka thënë Wilder për BBC 5 Live Boxing.

    “Kur u futa në boks plani im ishte të fitoja disa dollarë për vajzën time. Kurrë nuk kam menduar se do të bëhem kampion bote në peshën e rëndë dhe do të barazohem me idhullin tim Muhammad Ali-n.

    “Me të mposhtur Furyn me nokaut të rëndë, do të shkojë edhe më tutje dhe do të thyej rekordin e të bëjë gjëra të jashtëzakonshme,”.

    Kujtojmë që meçi i parë mes ëilder dhe Furyt kishte përfunduar me barazim, ndërkaq për duelin e së shtunës të dy boksierët janë zotuar se do të ketë nokaut. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!