×
  • Sport
  • Sport

    Wilder tregon gabimin e Furyt: Ai nuk mund të më mposhtë mua tani

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 18:43

    Deontay Wilder ka thënë se Tyson Fury ka gabuar që e ka ndërruar trajnerin në prag të meçit të 22 shkurtit


    Më 22 shkurt, në Las Vegas do të përballen për herë të dytë ndërmjet vete, dy boksierët që nuk njohin humbje në boks, Wilder dhe Fury, shkruan Reporteri.net

    Meçi i parë mes këtyre dy boksierëve kishte përfunduar baras, ndërkaq tani amerikani Wilder thotë se ‘Gipsy King’ nuk ka gjasa që ta fitojë përballjen, pasi ai ka ndryshuar trajnerin në një kohë aspak të mirë.

    Image result for fury wilder draw"“Ne ende nuk e kemi parë fuqinë e tij për të cilën flet në çdo konferencë,” ka thënë ëilder.

    “Është e vazhdueshme. Mendoj se ai i përdor jastëkët në vend të grushteve. Kështu e ndjeva në herën e fundit.

    “Ai bëri gabim që e ndryshoi trajnerin e tij. Kur bën ndryshime në kampin tuaj në këtë kohë, nuk mund të më mposhtësh. Unë jam i paparashikueshëm,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!