×
  • Sport
  • Sport

    Xavi nuk e harron ish-klubin e tij, dhuron një milion euro për një spital në Barcelonë

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 14:17

    Ylli i dikurshëm i Barcelonës, Xavi ka dhuruar një milion euro në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.


    Kjo është bërë e ditur të shtunën nga gazeta spanjolle, AS. Xavi dhe gruaja e tij, Nuria Cunillera kanë bërë donacion për Spitalin Klinik në Barcelonë.

    Kështu Xavi i bashkohet listës së sportistëve të njohur që kanë bërë donacione të mëdha në luftën ndaj pandemisë.

    Xavi 40-vjeçar ka luajtur për Barcelonën prej vitit 1998 deri në vitin 2015, pasi është zhvilluar në Akademinë e këtij klubi. Në vitin 2015 ka kaluar në Katar. Njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit, ka luajtur për Spanjën 133 ndeshje. Xavi aktualisht është trajner i skuadrës Al Sadd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!