×
  • Sport
  • Sport

    Xavi shpreh dëshirën për të marrë drejtimin e Barcelonës

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 17:50

    Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi për herë të parë e ka pranuar se dëshiron që të marrë drejtimin e skuadrës katalanase. Strategu aktual i Al-Sadd, ka konfirmur se ka pasur kontakte me klubin spanjoll në muajt e fundit.


    “Dua të kthehem te Barcelona, por duhej ta provoja veten si trajner për t’u dhënë një kontribut lojtarëve. Megjithatë, kam folur me ata: imagjinoj një projekt nga zero dhe që unë të kem fuqi të plota në marrjen e vendimeve.

    Nuk mund të ketë elementë negativ në ekip. Do të doja të punoja me persona të stafit tim me persona te të cilët kam besim dhe të cilët janë shumë të vlefshëm. Nuk dua të vendos vetëm. Këtu i marrim vendimet bashkë me personelin, edhe pse fjala e fundit më takon mua”.

    Pjesa më e madhe e ekipit më duket e jashtëzakonshme. Duke filluar nga portieri. Jordi Alba dhe Pique, Busquets janë më të mirët në botë në rolin e tyre. Këtyre u duhen shtuar Suarez, De Jong dhe Arthur. Me këtë bazë mund të fitosh për shumë vite. Do të duheshin ndoshta dy sulmues krahur, si Neymar. Do të ishte një përforcim fantastik si Sancho ose Gnabry”, u shpreh Xavi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!