×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka krytë e ngritë, i tregon Arsenalit se ka të bëjë me një shqiptar

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 20:10

    Granit Xhaka ka refuzuar t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit për sharjet ndaj tyre gjatë barazimit 2:2 me Crystal Palace të dielën në Premierligë.


    Kapiteni shqiptar i Arsenalit u fishkëllye nga tifozët e vet teksa doli nga fusha pasi u zëvendësua herët në ndeshje në Emirates Stadium.

    Kjo e nxiti Xhakën të reagojë më zemërimin ndaj tifozëve, duke ia hedhur shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të vet Pierre-Emerick Aubameyang, para se t’i shante tifozët e vet.

    Mesfushori shqiptar e vazhdoi tërbimin dhe e hoqi fanellën para se të futej në tunel rrugës për në zhveshtore.

    Gazeta britanike “The Times” raporton se Xhaka e ka hedhur poshtë kërkesën e trajnerit të Arsenalit, Unai Emery, për t’u kërkuar falje tifozëve të vet.

    Sot në një konferencë për media, Emery tha se shqiptari është i trishtuar dhe shkatërruar nga ajo çfarë ndodhi.

    Emery konfirmoi, po ashtu, se Xhaka do të mungojë në ndeshjen e rundit të katërt të Carabao Cup kundër Liverpoolit.

    Reagimi i parë i Xhakës që nga incidenti i së dielës, megjithatë, erdhi në rrjetet sociale. Ai e ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram, duke e zëvendësuar atë si kapiten i Arsenalit me një fotografi tjetër si kapiten i Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!