×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka theu zemrat e tifozëve të Arsenalit pas letrës së publikuar – Kjo është kërkesa për Emeryn

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 11:55

    Granit Xhaka mbrëmë për herë të parë reagoi për gjestin që e kishte bërë fundjavën që shkoi kundër Crystal Palace


    Mesfushorin nga Prishtina e kishin lëshuar nervat ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, dhe në momentin që u zëvendësue filloi luftën me tifozët të cilët e vërshëllyen pa ndalë, shkruan Reporteri.net

    Ky i fundit vendosi që t’iu kundërpërgjigjej me ‘Fuck Off’ që nxiti edhe më shumë reagime më pas, ndërsa Xhaka edhe hoqi fanellën rrugës për në zhveshtore.

    Por, ai mbrëmë për herë të parë iu është drejtuar tifozëve me atë të një letre publike ku ka treguar rrethanat që çuan deri në atë situatë. Letër e cila është pritur mirë nga tifozët dhe të njëjtit kërkojnë nga Emery që ta vendos në formacionin startues Xhakën për ndeshjen e së shtunës kundër Wolvesit.

    “Granit Xhaka duhet të udhëheqë skuadrën tonë të shtunën kundër Wolves,” thotë një tifoz në Twitter.

    “Nëse Xhaka luan kundër Wolves, unë do ta përkrah atë.

    “Nëse do të isha në vend të Emery, unë definitivisht do të startoja me Xhakën kundër Wolvesit,” janë vetëm disa nga komentet që i kanë bërë në Tëitter tifozët e Arsenalit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!