×
  • Sport
  • Sport

    Xhiroja e gjashtë në Superligë, sot zhvillohen dy ndeshje

    Reporteri
    23 Shtator 2023 | 9:51

    Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me xhiron e 6-të.Ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje, kurse nesër do të zhvillohen ndeshjet e tjera.

    Dy takimet që do të luhen sot janë ato mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës, si dhe ai mes Llapit dhe Gjilanit.

    Dukagjini ka 3 barazime dhe 2 humbje nga 5 ndeshje, kurse Fushë Kosova ka arkëtuar vetëm 1 pikë, duke humbur në 4 përballjet e tjera, me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e parë.

    Në anën tjetër, Llapi aktualisht është lidere e tabelës me 10 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e shtatë me 4 pikë.Ndeshjet e sotme luhen me fillim nga ora 15:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!