×
  • Sport
  • Sport

    Xhiroja e nëntë vazhdon në mesjavë, këto ndeshje të zjarrta na presin

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 17:54

    Superliga e Kosovës vazhdon përsëri në mesjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë.


    Kjo xhiro do e mbyll edhe pjesën e parë të kampionatit.

    Të martën na presin dy ndeshje interesante, Arbëria do t’i bëj konak skuadrës kampione të Kosovës, Dritës. Ndërsa, Feronikeli e pret Llapin në “Rexhep Rexhepi”.

    Kurse, të mërkurën na presin edhe tri ndeshje mjaftë interesante, shkruan Gazetasheshi.com

    Padyshim se ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do ta pres Prishtinën.

    Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, Drenica e pret skuadrën e cila po dhuron futboll mjaftë të bukur këtë sezon, Trepcën 89.

    Nxehtë pritet të jetë edhe në qytetin e Gjilanit, ku ‘kuqebardhët’ e presin Besën e Pejës e cila vije pas një barazimi me skuadrën e ‘Niklit’.

    Më poshtë i keni ndeshjet e xhiros se nëntë:

    Arbëria – Drita (E martë, 27 tetor)

    Feronikeli – Llapi (E martë, 27 tetor)

    Drenica – Trepça ’89 (E mërkurë, 28 tetor)

    Gjilani – Besa (E mërkurë, 28 tetor)

    Ballkani – Prishtina (E mërkurë, 28 tetor)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!