×
  • Sport
  • Sport

    Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 15:18

    Pas shtatë muajsh mungese shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19, xhudistët kosovarë do t’iu kthehen garave ndërkombëtare.


    Këtë fundjavë (3 dhe 4 tetor 2020) do të mbahet Kupa Evropiane për seniorë, e cila zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.

    Ekipi i xhudos përfaqësohet nga Erza Muminoviq, kategoria -48 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg).

    Për Nakamurën, që ka prejardhje nga Japonia, do të jetë gara e parë ndërkombëtare që e përfaqëson vendin tonë, që prej marrjes së pasaportës së Kosovës muajin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!