×
  • Sport
  • Sport

    Yjet e Dortmundit festojnë golin duke bërë shqiponjën me duar

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 21:54

    Axel Witsel, Achraf Hakimi dhe Jadon Sancho që të tre këta sot festuan golin e Dortmundit duke e bërë shqiponjën me duar


    Dortmundi barazoi 2-2 në udhëtim te Frankfurit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Bundesligë, shkruan Reporteri.net

    Axel Witsel shënoi golin e parë për Dortmundin në minutën e 13-të, derisa festoi duke bërë shqiponjën me duar.

    Belgut më pas iu bashkangjiten edhe Hakimi dhe Sancho, të cilët poashtu bën shqiponjën me duar.

    Ndryshe, për Witselin kjo nuk është hera e parë që ka festuar me shqiponjë pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në të kaluarën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!