×
  • Sport
  • Sport

    Ylli 19-vjeçar i Chelseat infektohet me koronavirus

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 8:24

    Ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është infektuar me koronavirus. Për këtë arsye, klubi londinez ka vendosur që t’i mbyllë pjesërisht kampet stërvitore.


    19-vjeçari Hudson-Odoi është lojtari i parë i Premierligës që konfirmohet se është infektuar me koronavirus. Ky virus ka bërë që të suspendohen ligat në Spanjë, Itali dhe Francë, përderisa është shpallur zyrtarisht si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Express.

    Ndërsa, në orët e vona të së enjtes, Topçinjtë konfirmuar se trajneri Mikel Arteta gjithashtu është infektuar me koronavirus, përderisa shumë mediume në Angli kanë raportuar edhe Benjamin Mendy është vetizoluar pasi që një familjar i tij është në spital shkaku i koronavirusit.

    Këto lajme kanë bërë që Premierliga ta thirrë një takim urgjent me klubet në mënyrë që të vendoset përfundimisht nëse ndeshjet e fundjavës mund të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar në fillim.

    “Pas lajmërimit të Arsenalit se trajneri i ekipit të parë, Mikel Arteta, doli pozitiv në testin për koronavirus, Premierliga do ta mbajë një takim urgjent me klubet nesër në mëngjes sa i përket ndeshjeve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Premierliga.

    “Premierliga nuk do ta komentojë më këtë situatë deri pas takimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!