×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Anglisë: Nëse e fitojmë Evropianin, do të pi birrë për herë të parë në jetë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 13:21

    Declan Rice është zotuar se do të pijë birrë për herë të parë në jetën e vet, nëse Anglia e fiton Kampionatin Evropian 2020 gjatë kësaj vere.


    Mesfushori i West Hamit e pranoi se nuk është adhurues i birrës, por do të bënte përjashtim nëse tre luanët e sjellin trofeun në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

    Rice, 22-vjeçar, pritet të luajë rol të rëndësishëm në ekipin e Anglisë gjatë evropianit, të cilin anglezët e nisin të dielën kundër Kroacisë.

    “A e dini se deri më sot unë nuk e kam pirë asnjë birrë dhe jam 22 vjeç. Kjo është e vërteta. S’e kam pirë kurrë në jetë”, tha Rice.

    Ai shtoi: “E di se është jashtë temës, por unë kurrë s’kam pirë birrë. Njerëzit habiten. Mua thjesht s’më pëlqen aroma e saj, prandaj kurrë nuk i jam afruar asaj”.

    I pyetur nëse do ta pijë një birrë nëse Anglia e fiton Euro 2020, Rice tha: “Po, do ta provoj, por ndoshta do ta pështyj!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!