×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Juventusit del pozitiv edhe në testin e dytë të Koronavirusit

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 9:04

    Blaise Matuidi duhet të mbetet në izolim edhe për 14 ditë të tjera.


    Këtë e ka raportuar gruaja e tij, Isabelle, në llogarinë e saj në Instagram.

    Mesfushori francez i Juventusit doli pozitiv në COVID-19 në testin e bërë më 17 mars.

    Pasi kaloi dy javë në karantinë, Matuidi ka bërë edhe testin e dytë, dhe sërish ka rezultuar pozitiv, gjë e cila vërteton se ai duhet të mbetet i izoluar edhe për dy javë tjera.

    Matudi është në mesin e tre lojtarëve të Juventus që janë prekur me koronavirusin, përfshirë Ruganin dhe Dybalan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!