×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Kosovës merr një vendim të papritur, jep dorëheqje nga ekipi i tij

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 19:30

    Reprezentuesi i Kosovës, Anel Rashkaj ka ndarë rrugët me skuadrën suedeze AFC Eskilstruna pas vetëm një viti.


    29 vjeçari e ka konfirmuar vetë informacionin në llogarinë e tij personale, derisa ka falenderuar dhe i ka uruar fat atyre në vazhdim.

    “Falënderoj AFC Eskilstuna për bashkëpunimin dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar Rashkaj.

    Mesfushori nga Prizreni është prej kohësh pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, derisa një periudhë ishte edhe kapiten i ekipit, raporton Gazetasheshi.com.

    Ai është paraqitur edhe në disa ndeshje kualifikuese të cilat Kosova i zhvilloi në kuadër të “EURO 2020”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!