×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Tottenhamit më 2012: Jam i kënaqur që nuk do të më duhet të punoj kurrë me Mourinhon

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 12:15

    Dele Alli më 2012 kishtë bërë një postim në Twitter në lidhje me Jose Mourinhon ku thoshte se nuk do të dëshironte të punonte kurrë me të


    E si për ironi tani Dele Alli do të punojë me Jose Mourinhon, pasi portugezi dje u emërua trajner i Tottenhamit, shkruan Reporteri.net

    Tani, në rrjete sociale po shpërndahet me të madhe postimi i mesfushorit anglez që është bërë në vitin 2012.

    “Me siguri që nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë … thjesht ju bën të dukeni si menaxher i keq, Unë jam i kënaqur që nuk do të më duhet të punoj kurrë me të,” thuhet në postimin e bërë nga Alli vite më parë.

    ImageNdryshe, Alli është njëri nga lojtarët kryesorë në vitet e fundit te Tottenami, por të presim dhe të shohim se si do të reagojë Mourinho kur do ta shoh këtë postim që ai kishte bërë vite më parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!