×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Unitedit humbi vetëdijen, por stafi mjekësor e ktheu për të luajtur ndaj Kroacisë

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 22:43

    Futbollisti i Manchester Unitedit, Daniel James, e ka humbur vetëdijen pas një përplasjeje gjatë ndeshjes ndërmjet Uellsit dhe Kroacisë, të vlefshme për fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’.


    Anësori uellsian pati një përplasje të rëndë në ajër me Domagoj Vidan dhe Borna Barisic, ndërsa kur ra në fushë e humbi vetëdijen.

    Lojtarët dhe gjyqtari menjëherë vrapuan drejt tij duke kërkuar nga stafi mjekësor që t’i dilte në ndihmë. 21-vjeçari mori ndihmën e parë në fushë dhe pastaj u nxor jashtë fushës. Megjithatë, shumë shpejt u kthye sërish në lojë, transmeton Telegrafi.

    Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta për vendimin që të kthehej sërish në lojë. Më ashpër ka reaguar ish-mesfushori i Tottenham Hotspur dhe Hull City, Ryan Mason, i cili u detyrua të pensionohej në moshën 27 vjeçare si pasojë e një frakture në kafkë që e pësoi nga një përplasje me Gary Cahill në Stamford Bridge në vitin 2018.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!