×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fjalët që Ronaldo ia tha tifozit që hyri në fushë vetëm për ta bërë një foto me të

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 12:36

    Cristiano Ronaldo pati një moment jo shumë të këndshëm pas përfundimit të ndeshjes me Leverkusenin


    Juventusi e mposhti me rezultat 2-0 Leverkusenin në udhëtim me CR7 që në këtë takim shënoi gol për ‘Zonjën e Vjetër’, shkruan Reporteri.net

    Por, pas përfundimt të ndeshjes një tifoz hyri në fushë dhe dëshironte që të bënte një fotografi me yllin portugez.

    Tifozi e tërhoqi në qafë yllin portugez, i cili reagoi i irrituar.

    Mediat tani kanë zbuluar edhe fjalët që CR7 ia tha tifozit.

    “A je i çmendur,” thuhet t’i ketë thënë Ronaldo tifozit, i cili nuk dëshironte asgjë më shumë nga ai se një fotografi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!