×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja pse futbollistët turq festuan në këtë mënyrë pas golit ndaj Shqipërisë, patën një dedikim special

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 8:15

    Turqia ka mposhtur Shqipërinë me një gol në minutat e fundit të realizuar nga sulmuesi Cenk Tosun.


    Ai përfitoi nga gabimi i Thomas Strakoshës, duke mos falur me portën e zbrazët.

    Ky gol çoi peshë zemrat e tifozëve turq, të cilët janë një hap larg kualifikimit.

    Në momentin e shënimit të golit, nuk mungoi festa e veçantë e futbollistëve turq, të cilët festuan me simbolin e nderimit ushtarak, shkruan Telegrafi.

    Mediat turke shkruajnë se ai festim ishte për forcat e armatosura turke që po luftojnë në Siri.

    Edhe në të shkruarën nuk kanë munguar festat e tilla, apo edhe përshëndetjet e futbollistëve drejtuar lojtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!