×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet lista e 25 boksierëve më të mirë në botë në peshat e rënda

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 16:01

    Fitorja ndaj Andy Ruizit ka bërë që Anthony joshua të pozicionohet në vendin e parë si boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda.


    Britaniku i riktheu në brezin e tij titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda në rimeçin që u zhvillua në fundjavën e kaluar në Arabinë Saudite.

    Joshua renditet në vendin e parë me 913.7 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tij vije rivali më i madh Deontay Wilder, me 756.1 sosh.

    Në vendin e tretë është ukrainasi i frikshëm Oleksandr Usyk, që ka arkëtuar 580.5 pikë, derisa në vendin e katërt është Tyson Fury.

    Pas tyre renditen boksierë si, Andy Ruiz, Dilian Whyte, Aleksander Povetkin, Kubrat Pulev, Luis Ortiz, Dereck Chisora, Adam Kownacki, Michael Hunter, Joseph Parker, Filip Hrgovic, Dominic Breazelae e të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!