×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet plani i UEFA-s për Champions dhe Europa League

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 14:50

    Futbolli po lëviz në drejtim të “rindezjes së motorëve”. Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, UEFA ka qenë e qartë me mesazhin e saj: T’u jepet përparësi garave kombëtare (lokale) për të shpëtuar ekonominë e klubeve.


    Masa e saj e parë ishte shtyrja e Kampionatit Europian për në qershor 2021. Tjetra ka të bëjë me garat e klubeve në nivel kontinental, për të cilat ende nuk ka të caktuar një datë përfundimtare për vijimin e tyre, megjithëse janë përftuar kalendarët alternativë.

    Të gjitha hapat janë parashikuar nga UEFA në këtë drejtim, por varet shumë edhe nga qeveritë e secilit prej vendeve të përfshira. Në këto skenarë, objektivi kryesor i UEFA-s është që dy garat e saj (Champions dhe Europa League) të mund të zhvillohen gjatë muajit gusht. Për këtë arsye, nga selia e Nyon është kërkuar, aq sa është e mundur, që të gjitha kampionatet lokale të përfundojnë në javën e parë të gushtit.

    Finalet e dy kompeticioneve të UEFA-s, në teori do të luhen në Stamboll dhe Gdansk, siç bëhet e ditur nga“Marca”. Që ky kalendar të vihet në praktikë, Kupat e Europës duhet të rifillojnë në javën e parë të gushtit. Liga e Kampionëve ka 17 ndeshje të ndara në pesë ditë, pa llogaritur finalen. “Europa League” ka 27 ndeshje, me gjashtë ditë në dispozicion, pasi mungojnë dhe ndeshjet e para të 1/8 finale të Seville dhe Getafe kundër Romës dhe Interit. Pra, do të duhet të zhvillohen ato, që do të fillojnë të tjerat në gusht.

    Nga ai moment, Champions dhe “Europa League” duhet të zhvillohen me ndeshje gjatë javës dhe fundjavës, në mënyrë që të konsumohen raundet e mbetura dhe të mundësoheshin finalet përkatëse në fund të gushtit. Ky kalendar varet nga tre faktorë.

    I pari, kur do të rifillojnë zyrtarisht këto dy kompeticione; pasi situata shëndetësore mbetet ende e paqartë. Takimi i Ekzekutivit të UEFA-s më 27 maj (i fundit u mbajt më 22 prill) nuk zyrtarizoi datat e ndeshjeve europiane të klubeve, por ka një parashikim, sipas të cilit më 29 gusht duhet të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, për të lejuar fillimin e edicionit tjetër, me fazën e grupeve, deri më 20 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!