×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet ‘receti’ që po i mbanë në formë të lartë dyshen e frikshme të Gjilanit

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 17:55

    Gerhard Progni dhe Tomislav Busiç janë dy futbollistët e momentit te SC Gjilani


    Progni dhe Busiç ishin bashkëlojtarë te Teuta e Durrësit në edicionin e fundit, ndërkohë partneritetin e kanë vazhduar edhe te SC Gjilani, duke ‘firmosur’ këtë edicion për ‘kuqebardhët’.

    Në nëntë javët e para kampionale ish-dyshja e Teutës së Durrësit kanë qenë më të dalluar te gjilanasit duke kontribuar gjithsej me 9 gola së bashku dhe shumë shërbime të tjera për bashkëlojtarët.

    Sikurse Progni, po ashtu edhe Busiç tashmë kanë kaluar të 30-tat, por vazhdojnë të mbeten në formë tejet të lartë, shkruan Gazetasheshi.com.

    Arsye për këtë formë është përgatitja e tyre e lartë fizike.

    Pas ardhjes te SC Gjilani për dy futbollistët po përkujdeset trajneri i njohur i fitnesit Kreshnik Korça.


    Korça është njëri ndër trajnerët më profesional në vend, teksa me përkushtim të madh përkujdeset edhe për dyshen e Gjilanit që ata të jenë në formën e kërkuar.

    Dy lojtarët janë tejet të kënaqur me shërbimet që i ofron trajneri gjilanas, teksa besohet se ky është ‘receti’ që po i mbanë ata aktualisht në formë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!