×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova e thotë sërish: Një ditë do më shihni te Barcelona

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 20:10

    Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ishte sot i ftuar në emisionin “FanZone” në ekranin e Supersport, ku foli për ditët në karantinë, eksperiencën te Baseli dhe pritshmëritë për të ardhmen e karrierës së tij.


    Zhegrova thotë se dëshira e tij është që të qëndroj në Basel, por situata nuk është e mirë për shkak të krizës financiare.

    Ai tregon se ka disa oferta të mira nga Franca, të cilat thotë se po i shqyrton me menaxherët dhe shpreson që të bëj zgjedhjen më të mirë.

    Zhegrova thotë se Leo Mesin e ka pasur inspirim për mënyrën e lojës, kurse Nejmari është i preferuari i tij.

    Ai ka thënë se është i ri dhe se një ditë do t’i realizohet ëndërra të luaj për Barcelonën.

    “Unë jam i ri, 21-vjeç dhe nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mundohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë”, ka thënë Zhegrova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!