×
  • Sport
  • Sport

    Zidane do të largohet nga Real Madridi

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 17:25

    Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të enjten se Zidane do të largohet nga Real Madridi në fund të edicionit aktual, e fitoi apo jo titullin e kampionit në La Liga.


    Mësohet se Zidane tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij dhe pritet që ta shkëpus kontratën pasi është lodhur me presionin e vazhdueshëm këtë edicion në krye të Real Madridit.

    Zidane ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm dhe pas largimit nga klubi madrilen pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Juventusit. Juventusi në verë do ta shkarkoj Andrea Pirlon dhe Zidanen e sheh si njeriun e duhur për postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!