×
  • Sport
  • Sport

    Zidane e arrin fitoren e 100-të në La Liga si trajner i Real Madridit

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 11:53

    Zinedine Zidane e ka arritur fitoren e parë në La Liga si trajner i Real Madridit, pas triumfit 3:2 kundër Real Betisit të shtunën.


    Real Madridi e mundi 3:2 me rikthim Betisin në një ndeshje kontroverse – e cila ishte para për kampionin në fuqi këtë sezon në ligë – në Benito Villamaarin në Sevillë, transmeton Gazeta Express.

    Trajneri francez e ka udhëhequr Madridin në 147 ndeshje në La Liga në përgjithësi, 55 në shtëpi dhe 45 në udhëtim, duke i fituar 100 prej tyre.

    Skuadrat e Zidane i kanë shënuar 342 gola dhe i kanë pranuar 142 në ato ndeshje.

    Vetëm Miguel Munoz ka fituar më shumë ndeshje në La Liga si trajner i Real Madridit sesa Zidane, 257 sosh.

    Përveç 100 fitoreve, Zidane i ka fituar dy tituj në La Liga, në sezonet 2016/17 dhe 2019/20.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!