×
  • Sport
  • Sport

    Zidane flet për të ardhmen e tij: Ndihem i fortë

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 14:57

    Përpara ndeshjes me Sevillan që do të luhet nesër në Sanchez Pizjuan, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane doli në një konferencë për shtyp


    Francezi përveçse ndeshjes u pyet nga gazetarët dhe për situatën e tij, pasi është për folur shumë për një largim nga madrilenët.

    Zidane u përgjigj se ka besimin e klubit dhe do të vazhdojë ta drejtojë Realin.

    Ndeshja- “Ne do të luajmë në një fushë të vështirë. Ata janë kryesuesit e kampionatit dhe po luajnë mirë, por ne jemi të përgatitur për gjithçka”.

    Shkarkimi- “Nëse filloj të lexoj… jam jashtë”, u përgjigj Zizu.

    “Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”.

    Mourinho – “Nuk më shqetëson aspak fakti që emri i tij qarkullon. Klubi ka besim tek unë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!