×
  • Sport
  • Sport

    Zidane merr përgjegjësinë pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Shakhtari

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 8:21

    Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë përgjegjësinë për humbjen e ekipit të tij me rezultat 2-3 në shtëpi nga Shakhtar Donetsk.


    Kampionët e Ukrainës mbërritën në Madrid pa 13 lojtarë të ekipit të parë pasi në klub ka plot 19 anëtar me Covid-19, por kjo nuk i pengoi të marrin një fitore të madhe.

    Shakhtari befasoi të gjithë në pjesën e parë duke e mbyllur me rezultat 0-3, ndërsa në pjesë të dytë pranuan dy gola, por fituan në fund 2-3.

    Kjo humbje e Real Madridit vjen pas një tjetër humbje tronditëse 1-0 në shtëpi nga ekipi i sapo promovuar Cadiz në La Liga të shtunën dhe Zidane ka marrë përgjegjësinë pas këtij turpërimi.

    “Unë nuk e pashë ekipin ashtu siç doja dhe kur nuk e sheh ekipin ashtu si dëshiron, faji është i yti”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

    “Është një lojë e keqe, një natë e keqe. Unë jam trajneri dhe më takon mua të gjej zgjidhjen”.

    “Ne e meritojmë kritikën, të gjithë, unë i pari. Për fat të mirë ne patëm një reagim në pjesën e dytë sepse ata nuk e meritojnë atë, ata janë kampionë dhe kjo më shqetëson”.

    “Unë jam përgjegjës dhe duhet të kërkoj zgjidhje sepse kjo nuk mund të ndodhë”, përfundoi francezi.

    Legjenda e klubit Zidane fitoi Ligën e Kampionëve në secilin nga tre sezonet e tij të para në krye të Realit, por vendimi i tij për të pushuar lojtarët për El Clasicon e së shtunës kundër Barcelonës ishte një lajthitje e rrallë dhe e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!